Lidhje

Maqedoni: ndërkombëtarët shqetësime për "Luanët" - 2002-07-14


Në Maqedoni përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësime lidhur me njësinë rezervë të policisë të quajtur ”Luanët”, e cila nuk është shpërbërë me gjithë trysninë e ushtruar për këtë çështje. Një zyrtar i OSBE-së në Shkup, i cili nuk dëshiron të identifikohet, i tha Zërit të Amerikës se kjo organizatë i ka transmetuar qeverisë maqedone në shumë raste shqetësimin e saj lidhur me këtë njësi të krijuar gjatë konfliktit dhe posaçërisht në lidhje me mundësinë që ajo të përdoret gjatë zgjedhjeve parlamentare.

XS
SM
MD
LG