Lidhje

Nano merr mandatin - 2002-07-14


Në Shqipëri socialistët në pushtet i dhanë sot mandatin kryetarit të tyre Fatos Nano për të formuar një qeveri të re, pas vendimit për të pajtuar postin e kryetarit me atë të kryeministrit.

Ky vendim mori shumicën e votave të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Ndërkohë kryeministri aktual Pandeli Majko nuk është shprehur ende për qëndrimin që do të mbajë ndaj këtij vendimi.

Po sot Komiteti Drejtues, miratoi vetëm me një votë më shumë largimin e sekretarit organizativ Petro Koçi.

XS
SM
MD
LG