Lidhje

Sekretari amerikan i mbrojtjes Rumsfeld dënon nxjerrjen e informacionit sekret për median - 2002-07-16


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, thotë se nxjerrja e informacionit sekret për median është e gabuar, kundër ligjit dhe se rrezikon sigurinë kombëtare.

Në një letër zyrtare drejtuar dje gjithë punonjësve të departamentit që ai drejton, sekretari i mbrojtjes tha se një veprim i tillë i kushton jetën amerikanëve.

Ai i bashkangjiti letrës një raport jo sekret të CIAs ku thuhet se al-Qaida mësoi rreth masave amerikane kundër terrorizmit nga njoftimet e pa-autorizuara të dhëna mediave amerikane dhe atyre të huaja. Çdo zyrtar i departamentit të mbrojtjes që jep informata sekrete, tha zoti Rumsfeld, do të dënohet me burg.

XS
SM
MD
LG