Lidhje

Bush në anketa - 2002-07-17


Një anketë e re e kryer nga gazeta Uashington Post së bashku me rrjetin televiziv ABC News, tregon se presidenti Bush gëzon miratimin e 72 përqind të amerikanëve për punën e tij.

Kjo shifër, pothuajse e pandryshuar që nga muaji i kaluar, tregon se Presidenti Bush po u bën ballë kritikave të kundërshtarëve që thonë se ai nuk po e trajton si duhet skandalin lidhur me kontabilitetin e korporatave.

Gazeta thotë se 49 përqind e publikut amerikan e miraton mënyrën me të cilën presidenti Bush e ka trajtuar krizën brenda korporatave amerikane, ndërsa 43 përqind nuk është dakord.

Shumica e të anketuarve e mbështet propozimin e presidentit Bush për të forcuar masat ndëshkimore kundër atyre që kryejnë mashtrime financiare. Por 54 përqind e të anketuarve thonë se këto masa nuk janë të ashpra sa duhet.

XS
SM
MD
LG