Lidhje

BE: fondet e KEK në Gjibraltar - 2002-07-17


Zyrtarët e Bashkimit Evropian arritën të zbulojnë rreth 4 milion e 500 mijë dollarë ndihma ndërkombëtare të vjedhura në Kosovë dhe përgatiten t’i kthejnë ato.

Zyrtarët thonë se fondet, të destinuara si pagesa për energjinë elektrike me të cilën do të furnizohej Kosova, u zbuluan në llogari të ndryshme bankare në Gjibraltar.

Gjykata e Lartë e kolonisë britanike të Gjibraltarit i ka bllokuar paratë në këto llogari bankare. Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Andy Bearpark, thotë se përpjekjet për kthimin e parave kanë filluar.

Zyrtarët thonë se lidhur me këtë skandal po hetojnë disa persona, përfshirë punonjës të Korporatës Energjitike të Kosovës si dhe një zyrtar të Kombeve të Bashkuara po në Kosovë.

XS
SM
MD
LG