Lidhje

SHBA: Flet Greenspan - 2002-07-17


Drejtori i Bankës Qendrore Amerikane, Alan Greenspan, i tha Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet Finaciare se ekonomia amerikane po e merr veten.

Por ai e pranon se ndikimi i skandaleve të tanishme financiare që lidhen me llogaritë e firmave, do të vazhdojë të jenë kërcënim për një përmirësim të qendrueshëm.

Drejtori i Rezervës Federale, siç quhet Banka Qendrore amerikane, duke përdorur të njëjtin raport që i paraqiti dje Komisioni të senatit për Bankat, tha se zyrtarët federalë presin që ekonomia të rritet këtë vit deri në masën 3 presje 75 për qind, krahasuar me 2,5 deri në 3 për qind që ishin parashikimet në muajin shkurt.

Zoti Greenspan parashikon se, ndërkohë që ekonomia po reziston, ndikimi negativ i skandaleve të fundit në korporatat amerikane do të vazhdojë të jetë i pranishëm në ekonomi.

Ndërkohë presidenti Bush, duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, tha se në vend ekzistojnë të gjithë faktorët për një rritje ekonomike.

XS
SM
MD
LG