Lidhje

Dëshmi në gjyqin e Millosheviçit - 2002-07-18


Një ushtar jugosllav dëshmoi para gjykatës së krimeve të luftës së Kombeve të Bashkuara në Hagë se forcave serbe u ishte dhënë urdhër që të vrisnin këdo në një fshat në Kosovë që mendohej se strehonte luftëtarët shqiptarë. Ushtari, identiteti i të cilit u mbajt sekret, dëshmoi dje kundër presidentit jugosllav, Slobodan Milosheviç.

Ai tha se gjatë masakrës në fshatin Trjne në vitin 1999 ai shërbente si shofer i një kamioni ushtarak. Ai tha se i kishte parë vetë ushtarët serbë kur qëllonin kundër civilëve në fshat. Ai gjithashtu përshkroi se kishte parë një nënë se bashku me foshnjën e saj që ishin vrarë me të njëjtin plumb. Ushtari dëshmoi se më pas ai ndihmoi në grumbullimin e kufomave në fshat dhe në varrosjen e tyre në një vend tjetër.

Ndaj ish udhëheqësit jugosllav janë ngritur mbi 60 akuza, përfshirë ato për genocid në lidhje me konfliktin në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë. Gjykata ka rënë dakord që t’i ndërpresë punimet për këtë javë mbasi mjekët rekomunduan një shtyrje të gjyqit me qëllim që të trajtojnë zotin Milosheviç për problemet që ka me tensionin e lartë. Gjyqi edhe më parë është shtyrë dy herë për shkak të problemeve shëndetësore të ish udhëheqësit jugosllav.

XS
SM
MD
LG