Lidhje

Kosovë:kush kandidon? - 2002-07-18


Komisioni qendror i zgjedhjeve në Kosovë certifikoi 8 grupet dhe kandidatët e parë politikë që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 26 tetorit.

Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila do të mbikqyrë zgjedhjet, tha sot se 4 nisma qytetare dhe 4 katër kandidatë individualë janë miratuar për votimet e tetorit. OSBE-ja njoftoi gjithashtu se po vazhdon shqyrtimin e 65 subjekteve të tjera që kanë paraqitur kandidatura.

OSBE-ja tha se Partisë Demokratike të Serbisë nuk do t’i kërkohet të regjistrohet si parti politike pranë UNMIK-ut. Por ajo shtoi se kjo parti do të duhet megjithatë të bëjë kërkesë zyrtare për pjesmarrje në zgjedhjet lokale dhe të dorëzojë të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë 100 nënshkrimet për secilën komunë në të cilën ajo do të paraqesë kandidatë.

Afati për regjistrimet pranë komisionit qendror të zgjedhjeve përfundon më 29 korrik.

XS
SM
MD
LG