Lidhje

SHBA nuk pranojnë ta fusin Pakistanin në listën e vendeve terroriste - 2002-07-18


Shtetet e Bashkuara nuk e përfillën thirrjen e Indisë për ta futur Pakistanin në listën e shteteve terroriste dhe lavdëruan Islamabadin si një aleat të vendosur në luftën kundër terrorizmit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher tha se presidenti pakistanez Pervez Musharraf ka njoftuar masa të guximshme për ta larguar vendin e tij nga ekstremizmi islamik. Ai tha gjithashtu se është në interesin e Uashingtonit për ta ndihmuar zotin Musharraf të ecë në një drejtim të tillë.

Zëvendës kryeministri i Indisë, L-K Advani e bëri thirrjen të martën, duke përmendur vazhdimin e sulmeve në Kashmirin Indian nga ana e personave që Nju Delhi thotë se janë separatistë myslimanë me bazë në Pakistan. Ministria e jashtëme pakistaneze thotë se është e zhgënjyer nga akuzat e Nju Delhit se Pakistani nxit sulme të tilla.

XS
SM
MD
LG