Lidhje

Nga vizita e presidentit polak në SHBA - 2002-07-18


Presidenti Bush dhe presidenti polak Aleksandër Kwasniewski do të shkojnë sot në shtetin e Miçiganit për tu takuar me pjestarë të komunitetit polako-amerikan.

Programi i tyre përfshin fjalime në një universitet, një vizitë në një qendër kulturore polake dhe bisedime mbi investimet amerikane në Poloni.

Në takimet që patën dje në Shtëpinë e Bardhë, dy presidentët ranë dakord për një zgjerim të ndjeshëm të aleancës së Natos dhe u angazhuan për një bashkëpunim më të madh ekonomik dhe ushtarak midis dy vendeve. Zoti Kwasniewski largohet nga Shtetet e Bashkuara nesër.

XS
SM
MD
LG