Lidhje

Kapen pranë Durrësit 4 shqiptar të një organizate kriminale - 2002-07-19


4 shqiptarë, drejtues të një organizate të fuqishme kriminale e cila vepronte në Itali, u kapën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shijakut pranë Durrësit, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe prokurorisë shqiptare.

Të arrestuarit janë të moshës 30-34 vjeçare. Njëri prej tyre, Arben Plaka, konsiderohet si kreu i këtij grupi që akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, të armëve dhe shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese.

Arrestimi i tyre u bë i mundur pas hetimeve të nisura në Itali, ndërkohë që drejtësisë shqiptare iu vunë në dispozicion materiale të shumta nga prokurorë të anti-mafies italiane të cilët ishin para dy ditësh në Shqipëri.

Drejtori i zyrës së luftës kundër krimit të organizuar, Zamir Shtylla, tha sot pasdite në Tiranë se të arrestuarit janë marrë me trafikun e vajzave nga Shqipëria dhe nga vende të tjera nga Evropa Lindore e mes tyre ka patur edhe të mitura. Ndërsa lidhur me drogën, kjo organizatë është marrë kryesisht me trafikun e kokainës.

XS
SM
MD
LG