Lidhje

Shqipëria: ekspertë ndërkombëtarë në pika kufitare kontrolli - 2002-07-21


Qeveria shqiptare ka vendosur të thërrasë një grup ekspertësh ndërkombëtarë, të cilët do të punojnë në 3 pikat kryesore kufitare hyrjeje në Shqipëri me qëllim parandalimin e trafikëve të paligjshëm dhe veçanërisht atyre të qënieve njerëzore. Goditja e këtyre trafikëve është vënë edhe si përparësi e drejtorisë së luftës kundër krimit të organiziar në prokurorinë e përgjithshme. Dy ditë më parë kjo drejtori, në bashkëpunim me policinë, bëri të mundur arrestimin e 4 shqiptarëve, drejtues të një organizate të rrezikshme kriminale, që vepronte në Itali.

XS
SM
MD
LG