Lidhje

Dëshmitari i Hagës kërkon garanci për nxjerrje të sekreteve shtetërore - 2002-07-22


Në Hagë, një dëshmitar i rëndësishëm nuk pranoi të dëshmonte në gjyqin për krime lufte të ish-Presidentit jugosllav, Slobodan Milosevic, duke kërkuar garanci se nuk do të ndiqet penalisht për nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Zoran Lilic, ish-presidenti jugosllav, para zotit Milosevic, këmbënguli sot para gjykatës së Hagës, se nuk ishte çliruar nga detyrimi për heshtje zyrtare, që nga koha kur ishte në detyrë.

Qeveria jugosllave tha javën e kaluar se zoti Lilic ishte i çliruar nga ky detyrim, nëse thirrej para gjykatës, por ai kërkoi garanci nga presidenti jugosllav Vojislav Kostunica dhe Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, se nuk do të ndëshkohej, para se të dëshmojë.

Gjykata e Hagës e shtyu dëshminë e zotit Liliç.

XS
SM
MD
LG