Lidhje

I dyshuar si udhëheqës i 17 nëntorit mohon pjesëmarrjen në organizatë - 2002-07-24


Personi që dyshohet si një nga udhëheqësit e njërës prej organizatave terroriste të Greqisë thotë se nuk është fajtor si ideator i një numri vrasjesh dhe sulmesh me bombë gjatë 27 vjetëve të fundit.

Alexandros Giotopuolos doli dje para gjykatës, ku mohoi pjesëmarrjen e tij në organizatën 17 nëntori. Gjykatësi dha urdhër që zoti Giotopulos dhe dy personave të tjerë të dyshuar si anëtarë të grupit të mbahen në një qendër izolimi.

Policia ka ndaluar 11 persona, të dyshuar si anëtarë të grupit 17 nëntori gjatë tre javëve të fundit. Autoritetet thonë se kjo organizatë është përgjegjëse për vdekjen e 23 personave që nga viti 1975.

Shefi i policisë greke thotë se arrestimet u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme organizatës guerrile 17 Nëntori.

XS
SM
MD
LG