Lidhje

Presidenti Bush dënon sulmin ajror izraelit në Gaza - 2002-07-24


Presidenti Bush dënoi sulmin ajror izraelit në Gaza, i cili shkaktoi vdekjen e njërit prej udhëheqësve të grupit ekstremist islamik Hamas dhe të 14 palestinezve të tjerë, përfshirë 9 fëmijë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson, Presidenti Bush shprehu shqetësimin se ndosha izraelitët e dinin se nga sulmi që po ndërmernin mund të gjenin vdekjen edhe njerëz të pafajshëm. Zëdhenësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha se presidenti për një kohë të gjatë është shprehur se izraelitët kanë të drejtë të vetë-mbrohen, por beson se Izraeli kësaj radhe e kishte tepruar.

“Presidenti ka thënë në mënyrë të përsëritur se Izraeli duhet të jetë i vetëdijshëm rreth pasojave me qëllim që të mos pengojë përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme. Presidenti e shikon këtë incident si një veprim me forcë të tepruar, jo në përputhje me përkushtimin ndaj paqes në Lindjen e Mesme. Zoti Fleischer tha se Presidenti është mik i Izraelit, por e ndjente se në këtë rast duhej folur hapur për shkak të rrethanave në të cilat Izraeli kishte vepruar.

“Në rastin e sulmit në Gaza, ky ishte një sulm me qëllim kundër një godine, ku dihej se ndodheshin civilë.”

Komentet e zotit Fleischer para gazetarëve ishin mjaft të ashpra, dhe u përqendruan në numrin e viktimave mes civilëve. Zoti Fleischer tha se pikëpamjet e Presidentit iu transmetuan zyrtarëve izraelitë nepërmjet personelit të ambasadës amerikane.

Objektivi i sulmit ishte një udhëheqës i Organizatës Hamas, i cili ishte në krye të listës së personave të kërkuar nga Izraeli. Kryeminsitri izraelit, Ariel Sharon e cilësoi këtë operacion si sukses, megjithëse tha se i vjen keq për viktimat civile. Zyrtarë të tjerë izraelitë thanë se nuk synonin që të goditnin njerëz të pafajshëm. Zëdhenësi i Shtëpisë së Bardhë tha se ky ishte një sulm i bërë me qëllim në një zonë ku dihej se do të goditeshin edhe njerëz të pafajshem.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Fleischer e hodhi poshtë këtë pretendim, duke vënë në dukje se izraelitët sulmuan një godinë me apartamente në një zonë me popullsi të dendur.

XS
SM
MD
LG