Lidhje

Intervistë me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit Janet Bogue - 2002-07-24


Ndihmës zëvendës Sekretarja e Shtetit për Evropën, Janet Bogue, i tha televizionit Worldnet të Zërti të Amerikës se angazhimi i Shteteve të Bashkuara në Ballkan do të vazhdojë për të ndihmuar vendet në rajon të realizojnë tranzicionin pas-konfliktin si dhe tranzicionin ekonomik nga sistemi komunist, i cili u ngadalësua në shumë nga këto vende nga konfliktet, në mënyrë që të integrohen në ekonominë botërore dhe politikat demokratike. Shtetet e Bashkuara, shtoi zonja Bogue, do t’i përmbahen angazhimit të tyre paqeruajtës në Ballkan, qoftë përmes forcave të tyre në Kombet e Bashkuara, ose trupave të tyre në Nato.

“Washingtoni, vazhdoi ajo, e ka bërë të qartë se është angazhuar në rajon përkrah aleatëve tanë, dhe do të largohet prej andej së bashku me aleatët.” Më pas Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit foli për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj statusit të ardhëm të Kosovës. Ajo theksoi se ekziston një proces, i cili është parashtruar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mbështetet nga vendet në rajon, nga Kombet e Bashkuara si dhe nga Shtetet e Bashkuara. Ky proces, vazhdoi ajo, duhet respekuar në mënyrë që të arrihet zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë përcaktuar ende qëndrimin e tyre mbi statusin përfundimtar. Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e parashtruar në rezolutën 1244. Washingtoni mbështet gjithashtu punën e UNMIK-ut së bashku me institucionet qeveritare në Kosovë për të arritur standartet e caktuara, lidhur me sigurinë, të drejtat e njeriut, kthimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur dhe arritje ekonomike dhe politike. Udhëheqja e sapo-zgjedhur e Kosovës duhet të punojnë me seriozitet për të ngritur dhe për të vënë në funksionim institucionet e vetë-qeverisjes në Kosovë,” tha zonja Bogue.

Zyrtarja amerikane shtoi se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje zhvillimet politike në rajon, në një kohë që shumë nga këto vende përgatiten për procese zgjedhore.

“Mënyra sesi zhvillohen këto zgjedhje është një provë e rëndësishme e arritjeve të tyre demokratike. Shtetet e Bashkuara nuk përkrahin parti apo individë të caktuar, por parimet. Ne shpresojmë që qeveritë që zgjidhen do t’i shërbejnë mirëkuptimit rajonal, bashkëpunimit ndër-shtetëror në luftë kundër krimit dhe trafiqeve, vënies në jetë të aspiratave të popujve për integrim në Evropë si dhe zhvillimit të sistemeve ekonomike të reformuara.”

Zonja Bogue foli më pas për ndryshimet e kohëve të fundit në qeverinë e Shqipërisë, duke theksuar se këto zhvillime janë shpesh shqetësuese për popullin, por e rëndësishmja në këtë rast është se këto ndryshime po kryhen përmes një procesi demokratik dhe paqësor.

“Mesazhi që i dërgoj qeverisë së re të Shqipërisë është i njëjtë me atë drejtuar qeverive që kanë pasur pushtetin në Shqipëri vitet e fundit: ata duhet të punojnë për përmirësimin dhe fuqizimin e institucioneve demokratike, të punojnë për zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë si dhe të punojnë në drejtim të të gjitha çështjeve që i shërbejnë integrimit të Shqipërisë në Evropë,” tha zonja Bogue. Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit shprehu gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me qeverinë e re për t’i ndihmuar në luftën e tyre kundër trafiqeve dhe kundër korrupsionit si dhe luftën e përbashkët kundër krimit dhe terrorizmit.

XS
SM
MD
LG