Lidhje

NAAC - PROGRAMI HOPE FELLOWSHIP - 2002-07-24


Në Washington, 9 gra e vajza nga Kosova i dhanë fund dje një kursi 12 javor, në kuadër të programit, Hope Fellowship, projekt i ndermarrë nga organizata lobiste Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe i financuar nga agjenca amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID.

Ceremonia e diplomimit u zhvillua në klubin demokratik të Grave. Në përshëndetjen e tij, ambasadori William Walker, ish shef i misionit verifikues te OSBE-se në Kosovë tha se perfundimi me sukses i këtij kursi 12 javor përbën edhe një mesazh të qartë drejtuar komunitetit ndërkombetar se Kosova është në gjendje të vet qeveriset.

“Prandaj edhe këshilla ime për komunitetin ndërkombëtar është që të mos e pengojë Kosovën në rrugën e saj. Tani ajo ka qeverinë dhe parlamentin e saj, prandaj lëreni të eci me këmbët e veta. Sigurisht që Kosova ka nevojë për ndihme, por si dhe ku nevojitet kjo ndihmë këtë duhet ta përcaktojnë vetë njerëzit që jetojnë atje dhe jo t'u imponohet nga komuniteti ndërkombëtar.”

Silvana Domi, nëpunëse prane nje organizate humanitare në Prishtinë, e shikon programin Hope Felloship si vazhdimësi të ndihmës e përkrahjes amerikane për rimmekëmbjen e Kosovës.

Agjencia për zhvillim ndërkombëtar, USAID që mundëson anën financiare të programit Hope Fellowship ështe tepër e kënaqur me rezultatet e deritanishme. Për këtë program kjo agjenci ka shpenzuar mbi 1 milionë dollarë

Paula Feeney, nën administratore e USAID-it për Evropën dhe Azinë thotë se programi Hope Fellowship është tëpër i rëndësishëm dhe i dobishëm. Ky është grupi i tretë i gravë nga Kosova që përfundon ketë kurs në Shtetet e Bashkuara ku ato njihen nga afër më aspektet praktike të demokracisë dhe të institucioneve amerikane.

Martin Vulaj, avokat nga New Yorku, është tani drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) që organizon programin Hope Fellowship Ai thotë se parashikohet që deri nga mesi i vitit të ardhshëm, numri i të specializuarve nëpërmejt këtij programi të arrijë në 70 gra e vajza nga Kosova dhe se tani po bëhen përpjekje për shtrirjen e programit edhe në Shqipëri, dhe mes shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi.

Ndërsa Elizabeth Robinson, drejtoreshë e programit Hope Fellowship thotë se kursi i këtyre grave në Washington mund të karakterizohet më së miri si nje shkëmbim përvoje dhe ideshë. Ato sollën me vete përkushtimin për të mësuar dhe largohen me ëndra dhe vizionin e qartë për një Kosovë të lirë demokratike e tolerante, vlera me të cilat ato u njohën praktikisht gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG