Lidhje

Izraeli në përkjekje të qetësojë situatën serioze - 2002-07-25


Izraeli njoftoi se do të vërë në dispozicion rreth 43 milion dollarë nga të ardhurat prej taksave palestineze si dhe do të marë masa të tjera për të lehtësuar kushtet për palestinezët e Bregut Perëndimor, të cilët jetojnë në kushtet e një ndalim-qarkullimi të ashpër izraelit.

Ministri i Jashtëm izraelit Shimon Peres i tha radio izraelit se qeveria po bën çdo përpjekje për të ulur tensionet pas sulmit të të hënës në qytetin e Gazës.

Nga sulmi izraelit u vranë 14 civilë palestinezë, ndër të cilët 9 fëmijë, si edhe personi që ishte vënë në shënjestër, Salah Shehade, udhëheqës ushtarak i grupit ekstremist Hamas. Grupi Hamas është është zotuar se do të hakmeret ndaj sulmit izraelit.

Ministri i Jashtëm Peres tha se ka frikë që gjendja është acaruar në mënyrë serioze dhe se njerëz të pafajshëm nga të dyja palët mund të paguajnë një çmim shumë të lartë.

Ndërkaq, Izraeli u ndesh me kritika të ashpra në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili u thir për të diskutuar sulmin e së hënës në qytetin e Gazës. Takimi emergjent u zhvillua dje vonë me kërkesën e diplomatëve arabë, të cilët kërkojnë miratimin e një rezolute që dënon sulmin.

I dërguari palestinez Nasser al-Kidwa e cilësoi sulmin izraelit krim lufte dhe shtoi se duhet të shqyrtohet nga gjykata ndërkombëtare e krimeve. Izraeli shprehu keqardhje për viktimat civile, por në të njëjtën kohë fajësoi Autoritetin Palestinez që lejon ekstremistët të fshihen mes popullsisë civile.

Këshilli i Sigurimit nuk veproi lidhur me rezolutën e vendeve arabe. Shtetet e Bashkuara thanë se çdo veprim i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë të shkaktojë largimin nga përpjekjet drejt paqes.

XS
SM
MD
LG