Lidhje

Milosheviçi ka rrezik të pësojë goditje në zemër - 2002-07-25


Mjekët thonë se ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç është nën një rrezik serioz për të pësuar goditje në zemër dhe ka nevojë të pushojë.

Krye-gjykatësi në gjyqin e zotit Millosheviç në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi tha sot se raporti mjeksor tregon se i pandehuri ndeshet me një rrezik të madh të sëmundjeve kardio-vaskulare.

Në raport thuhet gjithashtu se zoti Millosheviç duhet të qëndrojë nën mbikqyrjen e vazhdueshme të kardiologut. Gjykata rekomandoi që zoti Millosheviç, i cili ka shërbyer si avokat i vetvetes, të marrë një avokat për të pakësuar volumin e punës.

Zoti Millosheviç ndet me 66 akuza, duke përfshirë gjenocid, krime kundër njerzimit dhe krime lufte në lidhje me konfliktet në Ballkan gjatë viteve 90-të.

XS
SM
MD
LG