Lidhje

Kolonë hebrenj vrasin një vajzë palestineze në Hebron - 2002-07-26


Kolonë hebrenj vranë sot një vajzë palestineze në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor ndërkohë që po ktheheshin nga varrimi i një ushtari izraelit.

Burime mjeksore palestineze njoftuan se vajza ishte goditur me armë zjarri në kokë ndërkohë që po qëndronte përpara shtëpisë së saj. Vëllau i saj ishte mes të paktën 6 personave tët jerë të plagosur nga të shtënat.

Dëshmitarë palestinezë thanë se kolonët, duke përdorur shkopinj metalik, gurë dhe armë zjarri, filluan të sulmojnë palestinezët pak pas funeralit. Ata thyen xhama dritaresh të veturave si dhe dritare e dyer të shtëpive. Palestinezët thanë se autoritetet izraelite nuk bënë sa duhet për të ndaluar incidentin. Ushtria izraelite tha se ka bërë sa ka pasur mundësi për të ulur tensionet në Hebron, ku disa qindra kolonë hebrenj jetojnë mes 100 mijë palestinezëve.

Ushtari izraelit ishte vrarë të premten nga palestinezë të armatosur në afërsi të Hebronit. Një çift kolon hebraik dhe njëri nga dhjetë fëmijët e tyre po ashtu u vranë në një pritë.

Përleshjet e fundit u zhvilluan ndërkohë që sekretari amerikan i shtetit Colin Powell njoftoi se ai do të takohet me një delegacion palestinez muajin e ardhshëm në Washington për të diskutuar mbi reformat e sigurisë në Bregun Perëndimor dhe Gazë.

XS
SM
MD
LG