Lidhje

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, pritet të dekretojë nesër qeverinë e re - 2002-07-26


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, pritet të dekretojë nesër në mesditë qeverinë e re të kryeministrit Nano. Kreu i shtretit kërkoi dje kohë për të bërë konsultimet e nevojshme përpara se të firmoste dhe për këtë ai ka patur takime me prokurorin e përgjithshme dhe shefin e sherbimeve sekrete. Nga ana e tij kryeminstri Nano u ka kërkuar ministrave të tij të punojnë për hartimin e programit të ri të qeverisë në mënyrë që ta paraqesë atë sa më shpejtë në parlament.

Kryeministri i ri Fatos Nano, menjëherë pas formimit të kabinetit qeveritar, në mbledhjen e kryesisë të premten, priste të niste punën që dje me ministrat e tij. Ai shkoi tek Presidenti i Republikës, por takimi ne presidencë nuk shkoi sipas parashikimeve të kryeministrit. Kreu i shtetit Alfred Moisiu deklaroi se para se të firmoste ai do të verifikonte listën dhe do të bënte konsultimet e nevojshme. Presidenti Moisiu dhe kryeministri Nano qëndruan bashkë për afro një orë. Kreu i ri i qeverisë doli më pas nga presidenca me duar bosh, duke anulluar edhe mbledhjen me anëtarët e qeverisë.

Ekzekutivi i ri qe do te drejtohet nga zoti Nano perfshin dhjete nga ministrat e qeverise se meparshme te zotit Majko. Ish-kryeministri Majko ka mare tani drejtimin e mbrojtjes, ndersa numri dy i qeverise është zoti Ilir Meta, i cili njëkohësisht do të jetë edhe minister i jashtem.

Aleatet kryesore, social-demokratet, do te mbeten jashte ekzekutivit. Edhe takimi i sotem i kryetarit Skender Ginushi me kryeministrin Nano nuk solli asnje shenje afrimi mes tyre. Social-demokratet deklaruan se do te jene ne opozite dhe se mund te votojne kunder qeverisë së zotit Nano, duke u perpjekur te bashkojne forcat me nje grup deputetesh socialiste, qe kane kundershtuar kryetarin e tyre.

Nga ana e saj, opozita ka deklaruar sot se qeveria e re është shenja më domethënëse e deshtimit te socialisteve ne pushtet. Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se do te angazhohet ne një opozitë të fuqishme në parlament dhe në publik per ta cuar vendin drejt zgjedhjeve te reja, pas perfundimit te reformave institucionale, qe do te garantonin nje votim te lire e te ndershem.

XS
SM
MD
LG