Lidhje

Kalendari Historik 29 korrik - 2002-07-29


Më 29 korrik të vitit 1958, Presidenti Dwight Eisenhower, nënshkroi ligjin për krijimin e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA. Kjo agjenci e re civile zëvendësonte Komisionin Këshillimor Kombëtar të Aeronautikës, që ishte krijuar 47 vjet më parë. NASA do të merrej me programet amerikane të hapësirës, një pjesë e madhe e të cilave drejtoheshin nga Departamenti i Mbrojtjes. Shumë shpejt NASA filloi planifikimin e një projekti për dërgimin e një misioni vajtje-ardhje me njerëz në hënë. Presidenti Eisenhower nënshkroi ligjin për krijimin e Nasës tetë muaj pasi bota mësoi se Bashkimi Sovjetik kishte lëshuar satelitin Sputnik Një.

Më 29 korrik të vitit 1928, u përdor për herë të parë “mushkëria e hekurt” siç u quajt ajo, për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes. Aparatura u krijua nga Ira Drinker, mjek në spitalin e universitetit Harvard dhe u instalua në spitalin Bellevue të New York-ut, spitali më i madh publik. Në fillim kjo pajisje dha rezultate të shumë të suksesshme, por fakti është se pacienti që ka nevojë për të duhet të jetë vazhdimisht nën kontrollin e personelit shëndetësor. Me kalimin e viteve, me përparimin e teknologjisë, u krijuan aparatura shumë më të vogla dhe më të përshtatshme për t’u përdorur, pa patur nevojë që pacienti të shtrohet në spital, por ai mund ta mbajë atë me vetë, në mënyrë që ta ndihmojë në çdo kohë për të normalizuar frymëmarrjen.

XS
SM
MD
LG