Lidhje

OSBE e kënaqur nga zgjedhjet në Preshevë - 2002-07-29


Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë shprehu kënaqësi lidhur me mënyrën se zhvillimit të zgjedhjeve të djeshme në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Serbisë jugore, përgjatë kufirit me Kosovën. Kreu i misionit të OSBE-së që vëzhgoi zgjedhjet, Nikollai Vulvchanov, tha sot se votimi u krye përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të drejta. Kreu i radhës i OSBE-së, Ministri i Jashtëm portugez, Antonio Martins, i cilësoi zgjedhjet si bazë për krijimin e një Ballkani të qendrueshëm. Vëzhgues të OSBE-së thonë se atmosfera para dhe gjatë zgjedhjeve ishte pozitive.

XS
SM
MD
LG