Lidhje

Sekretari Powell në Azinë Jug-Lindore - 2002-07-29


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, u takua me ministrin e jashtëm të Koresë së Veriut në një konferencë mbi sigurimin rajonal në Brunei, kontakti i nivelit më lartë midis Washingtonit dhe Penjanit pas gati 2 vjetësh.

Një zëdhënës amerikan tha se sekretari Powell dhe homologu i tij Paek Nam-Sun zhvilluan një takim të shkurtër jo-zyrtar në fillim të forumit vjetor të ASEAN-it.

Sipas zëdhënësit, zoti Powell përsëriti politikën e presidentit Bush dhe la të kuptohet se çdo bisedime në të ardhmen duhet të theksojnë çështje të ndryshme, duke përfshirë mospërhapjen e armëve dhe angazhimin e përbashkët në bazë të një marrëveshje të vitit 1994, e cila synon ndalimin e programit të dyshuar të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

Zoti Powell po bën një turne në Azinë jug-lindore për të shtuar mbështetjen për luftën kundër terrorizmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Ai dhe udhëheqësit e 10 vendeve të ASEAN-it pritet të nënshkruajë një marrëveshje për shtimin e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG