Lidhje

Eçevit shprehet përsëri kundër zgjedhjeve të parakohshme - 2002-07-29


Kryeminsitri i Turqisë, Bulent Eçevit, u shpreh përsëri kundër zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, edhe pse parlamenti po përgatitet të shqyrtojë mundësinë e caktimit të një date për mbajtjen e zgjedhjeve nga fundi i këtij viti.

Në një mbledhje të Partisë së tij të Majtë Demokratike, zoti Eçevit tha sot se zgjedhjet e parakohshme do të dëmtonin reformat ekonomike dhe do të hapnin rrugën për marrjen e pushtetit nga ana e partive islamike dhe atyre kurde.

Pritet që ligjvënësit të fillojnë sot debatin rreth propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve në nëntor, 18 muaj para afatit. Disa ligjvënës kërkuan mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pasi zoti Eçevit nuk ka qenë në gjendje të kryejë pjesën më të madhe të detyrave të tij zyrtare që nga muaji maj.

XS
SM
MD
LG