Lidhje

Mbreti Abdullah i Jordanisë e lidh suksesin e luftës kundër terrorismit me paqen në Lindjen e Mesme - 2002-07-29


Mbreti Abdullah i Jordanisë tha se suksesi në luftën kundër terrorizmit varet nga arritja e paqes në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë me rrjetin televiziv C-N-N, mbreti Abdullah tha dje se në qoftë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre duan të çrrënjosin terrorizmin dhe ekstremizmin, ata duhet të shtyjnë përsëri përpara procesin e paqes në rajon.

Mbreti Abdullah ka në plan të diskutojë rreth çështjeve të ngutshme të Lindjes së Mesme kur të takohet me presidentin Bush në Uashington nga fundi i kësaj jave. Pyetjes që iu bë dje lidhur me mundësinë e masave ushtarake amerikane kundër Irakut, mbreti jordanez iu përgjegj duke i përgënjeshtruar njoftimet se vendi i tij do të shërbente si bazë për sulmet amerikane kundër këtij vendi fqinjë.

XS
SM
MD
LG