Lidhje

Rusia ndihmon në fillimin e dialogut SHBA-Korea e Veriut - 2002-07-29


Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, thotë se Koreja e Veriut është e gatshme të hapë pa kushte dialogun me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë.

Njoftohet se zoti Ivanov, i cili u takua dje në Phenian me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-il, tha se bisedimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut mund të fillojnë nga fundi i kësaj jave.

Agjencia e lajmeve, Itar Tass, citon zotin Ivanov të ketë thënë se koreanoveriorët shpresojnë për një dialog konstruktiv. Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, dhe homologu i tij korenaverior, Paek Nam Sun, kanë në plan të marrin pjesë në takimin e kësaj jave të ASEAN-it në Burundi.

XS
SM
MD
LG