Lidhje

Dy javë afat për votuesit kosovar jashtë kufijëve - 2002-07-29


Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi kanë vetëm dy javë afat të kthejnë formularët për të votuar me postë, për zgjedhjet bashkiake të planifikuara për në tetor. Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë u ka dërguar mbi 78 mijë formularë atyre që plotësojnë kushtet për të votuar në mbi 35 vende. 15 mijë formularë janë kthyer deri tani. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të vërtetojnë se janë larguar nga Kosova pas 31 dhjetorit të vitit 1997. Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë miratoi 34 subjekte për zgjedhjet e 26 tetorit. Ndër to janë nëntë parti politike, një koalicion, 20 nisma qytetare dhe katër kandidatë të pavarur.

XS
SM
MD
LG