Lidhje

Tjetër sulm vetvrasës në Jeruzalem - 2002-07-30


Policia izraelite thotë se autori palestinez i një sulmi vetëvrasës shpërtheu sot lëndë plasëse në qendër të Jeruzalemit, duke vrarë veten dhe plagosur të paktën katër izraelitë.

Shefi i policisë së Jeruzalemit, Mickey Levy, tha se sulmuesi e shpërtheu bombën pranë një kioske ushqimore në një rrugë plotë njerëz. Shpërthimi ndodhi në një nga zonat më të mbrojtura të Jeruzalemit.

Ky ishte shpërthimi i parë vetëvrasës në këtë qytet që nga dy shpërthimet e muajit të kaluar që shkaktuan vdekjen e 26 izraelitëve dhe çuan në ripushtimin izraelit të shtatë qyteteve kryesore palestineze në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG