Lidhje

Ligj i ri amerikan për ndalimin e veprimeve mashtruese të korporatave - 2002-07-30


Presidenti Bush nënshkroi sot ligjin mbi veprimet mashtruese të korporatave.

Projektligji i miratuar javën e kaluar nga shumica dërmuese e ligjvënësve amerikanë rrit ndëshkimet për drejtuesit e korporatave që gjenden fajtorë për mashtrime dhe u jep investitorëve të mashtuar më shumë kohë ti hedhin ata në gjyq.

Presidenti Bush ka thënë se ligji i ri do të ndihmojë investitorët dhe punonjësit në mbarë vendin të ndjehen më të sigurt se drejtuesit e korporatave tregojnë të vërtetën.

Zoti Bush dhe udhëheqësit e kongresit kishin bërë thirrje për një masë të tillë për tiu kundërvënë një vale skandalesh financiare në kompanitë si Enron, WorldCom dhe Qwest telecommunications.

XS
SM
MD
LG