Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë në Meksikë - 2002-07-30


Papa Gjon Pali i Dytë ka në plan të kanonizojë sot një indian të shekullit 16, Juan Diego, shenjtorin e parë meksikan indigjen në një meshë të posaçme në kryeqytetin e Meksikës.

Nesër Papa do të bekojë 2 meksikanë indigjenë të martirizuar në shekullin e 16-të. Bekimi është një hap më poshtë se sa shenjtërimi.

Para se të shkonte për vizitë në Meksikë, Papa tha një meshë në natyrë dje në Guatamala, ku ai kanonizoi shenjtorin e parë të Amerikës Qendrore.

Udhëheqësi shpirtëror i Kishës Katolike shënjtëroië misionarin spanjoll të shekullit 17, Pedro de San Jose Betancur, i cili ua përkushtoi jetën përpjekjeve për të ndihmuar të sëmurët dhe të varfërit.

XS
SM
MD
LG