Lidhje

Shpërthim në Universitetin Hebrew të Jeruzalemit - 2002-07-31


Zyrtarë izraelitë thonë se të paktën 6 veta humbën jetën në Universitetin Hebrew të Jeruzalemit nga një shpërthim që mesa duket ishte një sulm vetëvrasës. Lajmet bëjnë të ditur se të paktën 45 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një kafe të universitetit. Shpërthimi i sotëm ndodhi vetëm një ditë pasi autori palestinez i një sulmi vetëvrasës hodhi veten në erë pranë një kioske në qendër të Jeruzalemit, duke shkaktuar plagosjen e shtatë izraelitëve. Grupi Brigatat Martire Al-Aksa mori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm, i pari shpërthim vetëvrasës në Jeruzalem pas 6 javësh.

XS
SM
MD
LG