Lidhje

Shqipëri: votbesohet qeveria - 2002-07-31


Parlamenti shqiptar votoi të mërkurën mbrëma për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të zotit Fatos Nano. Qeveria e mori votëbesimin me 81 vota pro nga 71 të nevojshme. Opozita votoi me 48 vota kundër. Socialdemokratët abstenuan, duke votuar në fakt për herë të parë kundër socialistëve në pushtet.

Votimi me 81 vota pro, tregoi mbështetje të madhe mes socialistëve për qeverinë e zotit Nano, megjithë zërat që hidhnin dyshime se kundërshtimet brenda shumicës do të shpreheshin me vota kundër.

Votëbesimi i qeverisë u bë pas një debati që zgjati 10 orë rreth programit të qeverisë së re. Ndërsa shumica e majtë e ka vlerësuar pozitivisht këtë program dhe përbërjen e kabinetit qeveritar, opozita shprehu kritika të shumta. Shumë deputetë të opozitës deklaruan se programi i qeverisë së re nuk u jep përgigje problemeve të mëdha te vendit.

Në fund të debateve, kryetari i Partisë Demokratike të opozitës, Sali Berisha, duke shprehur votën e tij kundër, tha se edhe në qeverinë e re janë shtrirë tentakulat e trafiqeve dhe të krimeve.

Ndërsa zoti Nano tha se qeveria e re do të përpiqet të realizojë kthesë në zhvillimin e vendit dhe se kjo do të jetë qeveri e suksesit që do të sigurojë stabilitetin.

Nga ana e saj, opozita u shpreh se do të jetë e gatshme t’i përgjigjet ftesës së pozitës për bashkëpunim në reformën zgjedhore, drejtësi dhe fusha të tjera.

XS
SM
MD
LG