Lidhje

Bisedimet ruso-amerikane për çështjet bërthamore mjegullohen - 2002-07-31


Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë takohen sot në Moskë për bisedime që pritet të përqendrohen në çështjet bërthamore, por takimet po mjegullohen nga bashkëpunimi i Rusisë me Iranin në këtë fushë.

Vizita nga Sekretari amerikan i Energjisë, Spencer Abraham, dhe ndihmës-sekretari i shtetit, John Bolton, bëhet vetëm pak ditë pasi Moska bëri të njohura planet për ndërtimin e të paktën 6 reaktorëve bërthamorë në Iran.

Administrata e presidentit Bush e cilëson këtë plan si shqetësues, duke thënë se Irani mund ta përdor teknologjinë për prodhimin e armëve bërthamore.

Dy zyrtarët amerikanë do të takohen sot me Ministrin rus të Energjisë Atomike, Aleksandër Rumantsev, dhe autoritetete të tjera të nivelit të lartë për diskutime rreth bashkëpunimit tregtar në sektorin e energjisë.

Pritet që ata të përqendrohen edhe në përgatitjet për takimin e ardhshëm amerikano rus në fushën e energjisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG