Lidhje

Powell takohet me ministrin koreanoverior - 2002-07-31


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, u takua me Ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut në Brunei, në kuadër të një konference rajonale mbi sigurimin. Ky ishte kontakti i nivelit më lartë midis Washingtonit dhe Penjanit pas gati 2 vjetësh.

Një zëdhënës amerikan tha se sekretari Powell dhe homologu i tij koreanoverior, Paek Nam-Sun, mbajtën një takim të shkurtër jo-zyrtar në fillim të forumit vjetor të ASEAN-it. Sipas zëdhënësit, zoti Powell theksoi politikën e presidentit Bush dhe la të kuptohet se në bisedimet e ardhshme duhet të theksohen çështje të ndryshme, duke përfshirë mospërhapjen e armëve dhe angazhimin e përbashkët në bazë të një marrëveshje të vitit 1994, e cila synon ndalimin e programit të dyshuar të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG