Lidhje

Raporti i OKBsë kundërshton pretendimet palestineze - 2002-08-01


Një raport i Kombeve të Bashkuara kundërshton pretendimet palestineze se forcat izraelite kryen një masakër në kampin e refugjatëve në Bregun Perendimor, por fajëson të dyja palët për vënien në rrezik të njerëzve të pajafshëm.

Zyrtarët palestinez pretendonin se gati 500 banorë në kampin e Jeninit ishin masakruar gjatë një ofensive izraelite në muajin mars. Raporti i OKBsë, i botuar sot thotë se kjo shifër nuk mund të provohet në bazë të të dhënave që kanë dalë së fundi.

Por raporti thotë se Izraeli ka vënë në rrezik jetën e njerëzve duke përdorur artileri të rëndë në zonat e shumë populluara dhe se 200 luftëtarë palestinezë po e përdornin kampin e refugjatëve si bazën e tyre.

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benyamin Ben-Eliezer thotë se qeveria do të kundërpërgjigjet “shpejt dhe ashpër” ndaj shpërthimit të djeshëm në Universitetin Hebrew në Jerusalem, nga i cili gjetën vdekjen shtatë persona, përfshirë pesë shtetas amerikanë.

Më shumë se 80 vetë u plagosën në shpërthimin që ndodhi në kohën e drekës në një mencë të mbushur me njerëz. Zoti Ben Eliezer tha për radion izraelite se ushtria do të godasë objektet e grupit Hamas. Organizata ekstremiste palestineze tha se e kishte kryer shpërthimin, për t’u hakmarrë ndaj goditjes ajrore të Izraelit javën e kaluar në qytetin e Gazës, nga e cila gjetën vdekjen komandanti ushtarak i organizatës si dhe 14 palestinezë të tjerë.

XS
SM
MD
LG