Lidhje

Turqia drejt Bashkimit Evropian - 2002-08-01


Një komision parlamentar turk miratoi një paketë të shumëpritur të reformave për të drejtat e njeriut që synon të ndihmojë Turqinë në realizimin e objektivit për tu anëtarësuarf në Bashkimin Evropian.

Por reformat përballen me një të ardhme të pasigurt në parlamentin turk. Disa nga masat e propozuara kundërshtohen nga një parti e fuqishme nacionaliste që është anëtare e koalicionit tri-partiak qeveritar.

Ligjvënësit në partinë nacionaliste kërkojnë të hedhin poshtë reformat që do të hiqnin dënimin me vdekje në kohë paqeje dhe do të legalizonin arsimimin dhe transmetimin e emisioneve në gjuhën kurde.

XS
SM
MD
LG