Lidhje

Instituti Amerikan i Paqes: Alternativat për Statusin Përfundimtar të Kosovës - 2002-08-01


Instituti Amerikan i Paqes botoi sot një raport për alernativat e mundshme për statusin përfundimtar të Kosovës. Në raport thuhet se kjo çështje do te hapet me shpejt se sa mund të dëshironte komuniteti ndërkombëtar.

Raporti thekson se dy alternativa janë të pamundura: pavarësia e menjëhershme dhe kthimi i Kosovës nën autoritetin e Beogradit. Një alternativë e tretë e papranueshme, thuhet në raport, është rishikimi në shkallë rajonale i kufijve për të kënaqur dëshirat etnike.

Në raport thuhet se roli udhëheqës amerikan është i rëndësishëm që bisedimet të kenë sukses. Bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës duhet të përfshijnë negociata të drejtëpërdrejta midis Beogradit e Prishtinës me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Problemi i statusit të mbetur pezull, thuhet në raportin e Institutit Amerikan të Paqes, po pengon procesin e privatizimit si dhe zhvillimin ekonomik.

XS
SM
MD
LG