Lidhje

Bllokohen Fonde të Tjera të Destinuara për Al-Qaidën - 2002-08-02


Zëvendës-sekretari amerikan i Thesarit, Kenneth Dam, thotë se një operacion ndërkombëtar i policisë ka arritur të parandalojë mbërritjen e miliona dollarëve në duart e rrjetit terroristt al-Qaida. Por ai thotë se ky rrjet terrorist ka fonde të mjaftueshme për të financuar sulme të tjera. Zoti Dam i bëri këto komente para një komisioni të Senatit dje. Ai tha se tani që al-Qaida nuk financon rregjimin e përmbysur taleban në Afganistan, mund t’i përqendrojë burimet, siç u shpreh ai, “të paktën në një numër të konsiderueshëm sulmesh”.

Që nga 11 shtatori, tha zoti Dam, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bllokuar një pasuri me vlerë mbi 112 milionë dollarëshe që u përket terroristëve. Por ai tha se terroristët ende vazhdojnë të mbledhin miliona dollarë nëpërmjet organizatave bamirëse islamike dhe se duhet bërë shumë më tepër për t’ua ndërprerë atyre këto burime financiare.

XS
SM
MD
LG