Lidhje

Arrihet të kapen miliona dollarë të Al-Qaidës - 2002-08-02


Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit thotë se një operacion ndërkombëtar i policisë ka arritur të parandalojë rënien e miliona dollarëve në duart e rrjetit terroristt al-Qaida. Por ai thotë se megjithatë ky rrjet terrorist ka fonde të mjaftueshme për të financuar sulme të tjera.

Zëvendës-sekretari amerikan i Thesarit, Kenneth Dam, i bëri këto komente dje para një nënkomisioni të Senatit. Ai tha se tani që al-Qaida nuk financon regjimin e përmbysur taleban në Afganistan, ka burime të mjaftueshme, “për të paktën një numër të konsiderueshëm sulmesh” siç u shpreh ai.

Që nga 11 shtatori, tha zoti Dam, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë bllokuar një pasuri me vlerë mbi 112 milionë dollarëshe që u përket terroristëve. Por ai thotë se duhet bërë shumë më tepër për tu ndërprerë terroristëve këto burime financiare.

XS
SM
MD
LG