Lidhje

Sekretari Powell në Indonezi - 2002-08-02


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, tha se Shtetet e Bashkuara do ti japin Indonezisë një ndihmë prej 50 milionë dollarësh gjatë disa viteve për të forcuar programin e saj kundër terrorizmit. Sekretari Powell e bëri këtë njoftim sot, gjatë një konferencë shtypi në kryeqytetin indonezian, para bisedimeve të planifikuara me presidenten Megawati Sukarnoputri.

Shefi i diplomacisë amerikane lavdroi presidenten Megawati lidhur me përpjekjet e qeverisë së saj për të luftuar terrorizmin dhe për të zbatuar reforma demokratike. Zoti Powell tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin hapa drejt normalizimit të lidhjeve ushtarake me Indonezinë, të cilat u prenë pas shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga ushtria indoneziane në Timorin Lindor gjatë vitit 1999.

XS
SM
MD
LG