Lidhje

FBI merr në pyetje anëtarë të Kongresit - 2002-08-02


Në një njoftim në shtyp, thuhet se agjentët e FBI-së po marrin në pyetje anëtarë të Kongresit, lidhur me nxjerrje informacionesh sekret mbi sulmet e 11 shtatorit.

Gazeta Washington Post njofton se hetimi po kryhet me kërkesën e krerëve të komisioneve të zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, si pjesë e një hetimi më të gjerë që përfshin anëtarë të stafit të Kongresit dhe zyrtarë të tri agjencive qeveritare.

Në gazetë thuhet se në pyetje u morën 37 anëtarë të Kongresit. Shumë prej tyre iu kërkua të bënin testin e vërtetësisë për informacionet që dhanë, por pjesa më e madhe nuk pranoi.

Në gazetë thuhet se hetimi u bë pas njoftimeve të shtypit mbi disa mesazhe të kapura më 10 shtator, që mund të kenë patur lidhje me sulmet.

XS
SM
MD
LG