Lidhje

Blix hedh poshtë ofertën irakiane për bisedime - 2002-08-04


Presidenti Bush tha se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën amerikane për Irakun megjithë ofertën e bërë të enjten nga Bagdadi për të rifilluar bisedime lidhur me inspektimet e armëve nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti Bush tha se është i durueshëm dhe do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë për të eliminuar kërcënimin që përbën presidenti irakian Saddam Hussein, të cilin ai e akuzon se përpiqet të shtjerë në dorë armë bërthamore.

Krye-inspektori i armëve, Hans Blix, refuzoi një ftesë irakiane për të vizituar Bagdadit për bisedime, duke thënë se së pari Iraku duhet të pranojë rifillimin e procesit të inspektimit të armëve.

Zoti Blix i tha gazetës në gjuhën arabe, Al-Hajat, me seli në Londër, se vizita e tij në Irak do të krijonte shpresa të pabaza, siç u shpreh ai. Ai shtoi se gjendja do të keqësohej edhe më shumë në rast se ai shkon në Bagdad dhe bisedimet dështojnë.

Këto komente zoti Blix i bëri në përgjigje të një letre, që ministri i jashtëm i Irakut i dërgoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, në të cilën ftonte krye-inspektorin e armëve për bisedime dhe linte të kuptohej se bisedimet mund të çojnë në rifillimin e inspektimeve, që u ndërprenë para gati 4 vjetësh.

Ndërkohë, presidenti Bush tha se asgjë nuk ka ndryshuar në politikën amerikane për Irakun megjithë ofertën e bërë të enjten nga Bagdadi për të rifilluar bisedime lidhur me inspektimet e armëve nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti Bush tha se është i durueshëm dhe do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dorë për të eliminuar kërcënimin që përbën presidenti irakian Saddam Hussein, të cilin ai e akuzon se përpiqet të shtjerë në dorë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG