Lidhje

Bush: Duhen ndalur këta vrasës terroristë - 2002-08-04


Presidenti Bush u përgjigj me zemërim ndaj lajmeve për shpërthimin vetëvrasës në Izrael.

Presidenti Bush tha se ishte shqetësuar shumë kur dëgjoi rreth shpërthimit. Ai shtoi se bota duhet të bashkohet për të ndaluar këtë gjakderdhje.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve, tha presidenti, që të bëjnë çdo të mundur për të ndalur këta vrasës terroristë.”

Presidenti u njoftua rreth sulmit në Izrael ndërsa ndodhet me pushime në shtëpinë e prindërve të tij në Kenibankport të shtetit Maine. Ai u tha gazetarëve se pak vrasës duan të ndalojnë procesin e paqes. Ai u zotua se ata nuk do të kenë sukses.

“Për të mirën e njerzimit, tha ai, për të mirën e palestinezëve, që po vuajnë, dhe izraelitëve, që po sulmohen, ne duhet të ndalim terrorin. Njerzit, që përpiqen për paqe, duhet të ndalin terrorizmin."

Nga shpërthimi vetë-vrasës u dëmtua rëndë një autobus që ishte nisur nga Haifa për në qytetin Safed në pjesen veriore të Izraelit. Dëshmitarët thanë se shpërthimi çau pjesën e sipërme të autobusit dhe u shëndrrua në një lëmsh të zjarrtë.

Disa orë më vonë, e persona të tjerë humbën jetën nga një incident me të shtëna armësh tek Porta e Damaskut, përjashta mureve të qytetit të vjetër në Jerusalem. 26

XS
SM
MD
LG