Lidhje

Nasa ndalon fluturimet në hapësirë - 2002-08-05


Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa, njoftoi se fluturimet në hapësirë nuk do të rifillojnë deri nga fundi i shtatorit për shkak të plasaritjeve që janë zbuluar në anijet e saj të hapësirës. Fluturimet janë pezulluar qysh nga qershori kur inxhinierët vlerësuan shkaqet dhe efektet e këtyre plasaritjeve në tubat e karburantit të katër anijeve: Columbia, Discovery, Atlantis dhe Endeavour. Drejtuesi i programit të anijeve Ron Dittemore u tha gazetarëve se rreziku, nëse ato fluturojnë në gjendjen e tanishme, është shumë i madh.

E studiuam mundësinë e fluturimit në gjëndjen që ato janë dhe mendojmë se ka shumë të panjohura. Duhet të supozonim shumë gjëra dhe do të na duhet tani kohë dhe disa projekte relativisht të shtrenjta për të zgjidhur gjithë të panjohurat dhe për të verifikuar supozimet. Kështu që menduam të mos e lejonim fluturimin e anijeve në këtë gjendje, tha zoti Dittemore Një plasaritje u gjet fillimisht në anijen Atlantis. Kjo bëri që të pezulloheshin tri anijeve të tjera. Inxhinierët gjetën përfundimisht 12 plasaritje dhe paralajmëruan se ato mund të zgjeroheshin dhe mund të çonin në shpërthimin e anijes gjatë nisjes. Nasa do t’i fillojë riparimet javën e ardhshme.

XS
SM
MD
LG