Lidhje

Në Kashmirin Indian sulmohen Hindut - 2002-08-06


Policia në Kashmirin indian thotë se persona që dyshohen si ekstremistë myslimanë kanë sulmuar një kamp pelegrinësh Hindu, duke vrarë të paktën 8 vetë dhe duke plagosur 27 të tjerë.

Policia thotë se autorët e sulmit hodhën sot në mëngjes granata dore dhe më pas hapën zjarr me armë automatike mbi pelegrinët që po flinin në tenda.

Sulmi u krye në kampin kryesor të ngritur për pelegrinazhin një mujor në shpellën Amarnath, në një rajon të thellë të Himalajeve. Policia tha se vrau të paktën njërin prej sulmuesve, por të tjerët shpëtuan.

Ministri i Brendshëm i Indisë I-D-Swami tha se Pakistani është përgjegjës për sulmin, pasi nuk dëshiron zhvillimin e zgjedhjeve të muajit të ardhshëm në Kashmirin Indian. Ministria e Jashtme e Pakistanit e hodhi poshtë akuzën e zotit Swami dhe e dënoi sulmin.

XS
SM
MD
LG