Lidhje

FMN ul parashikimet për rritjen e ekonomisë amerikane - 2002-08-06


Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se së shpejti mund t’i ulë parashikimet e tij përsa i përket rritjes ekonomike të Shteteve të Bashkuara.

Në një raport të publikuar dje, Fondi Monetar vë në dukje se rënia e çmimeve të aksioneve amerikane dhe skandalet financiare janë duke penguar rimëkëmbjen e ekonomisë më të fuqishme në botë.

Në muajin prill FMN-ja parashikonte një rritje të ekonomisë amerikane prej 2 presje 3 përqind për vitin 2002 dhe 3 presje 4 përqind për vitin 2003.

Paralajmërimi i djeshëm përkonte me një rënie prej 270 pikësh të indeksit kryesor të burës Dow Jones. Në tri ditët e fundit të veprimtarisë së tregjeve financiare amerikane, Dow Jones ka humbur më shumë se 700 pikë.

XS
SM
MD
LG