Lidhje

Franca nxjerr të paligjshëm Bashkimin Radikal - 2002-08-06


Qeveria franceze ndërhyri për të ndaluar një grup të së djathtës ekstreme me të cilën kishte lidhje personi që u përpoq të vriste presidentin Jacques Chirac muajin e kaluar.

Ministri i Brendëshëm Nicolas Sarkozy tha sot se grupi Bashkimi Radikal nuk do lejohet të funksionojë më në bazë të ligjit të vitit 1936 që ndalon organizatat që ndjellin urrejtje etnike ose diskriminimin. Masa e ndalimit duhet të miratohet tani nga Këshilli i Shtetit, organi më i lartë administrativ i Francës.

Në një deklaratë me shkrim, Bashkimi Radikal mohon të jetë grup që preket nga ky ligj dhe thotë se do ta shmangë dekretin duke u reformuar nën një strukturë të re.

Në 14 korrik, 25 vjeçari Maxime Brunerie, një aktivist i grupit, qëlloi me armë zotin Chirac gjatë paradës ushtarake në Ditën e Bastilles në Paris. Ndërkohë që ai ngriti armën, kalimtarët e shtynë atë dhe fisheku përfundoi në ajër. Asnjë nuk u vra gjatë incidentit.

XS
SM
MD
LG