Lidhje

Qipro e shqetësuar për ekstremistin palestinez që po strehon - 2002-08-06


Zyrtarët në Qipro po shprehin shqetësim rreth vazhdimit të pranisë në ishullin mesdhetar të një ekstremisti palestinez të dërguar atje pas rrethimit 39 ditësh të kishës së lindjes së krishtit që përfundoi në Maj.

Në një marrëveshje për zgjidhjen paqësore të problemit, shefi i zbulimit të Autoritetit Palestinez në Bethlehem, Abdullah Daoud dhe 12 ekstremistë të tjerë u dërguan në Qipro. Zyrtarët e Bashkimit Evropian më pas gjetën vende të tjera që ranë dakort të merrnin ekstremistët palestinezë.

Megjithatë, asnjë vend deri tani nuk ka marrë zotin Daoud i cili konsiderohet më i rrezikshmi i ekstremistëve. Ai mbeti në Qipro ku zyrtarët thonë se ai nuk e ka informuar policinë për lëvizjet e tij apo aktivitetin e tij siç i është kërkuar.

Ministri i Jashtëm qipriot Yiannakis Cassoulides tha se statusi i zotit Daoud mund të ndryshojë nga një mik në një imigrant të paligjshëm në se ai nuk zbaton rregullat. Ai tha se Bashkimi Evropian pret të përfundojë negociatat për një vend që do ta strehojë përgjithmonë palestinezin diku nga muaji tjetër.

Një diplomat palestinez në Qipro tha se zoti Daoud nuk është i rrezikshëm. Ai beson se ekstremisti është i pakënaqur dhe mezi pret të ketë një vendqëndrim të përhershëm.

XS
SM
MD
LG