Lidhje

SHBA thirrje Phenianit - 2002-08-07


I dërguari i posaçëm amerikan për Korenë e Veriut i bëri thirrje Phenianit të respektojë të gjitha detyrimet e tij në bazë të marrëveshjes për energji bërthamore të vitit 1994 me Shtetet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm Jack Pritchard foli sot në Kumho të Koresë së Veriut në një ceremoni që shënon një fazë të re në ndërtimin e centraleve të energjisë bërthamore që po ngrihen nga një konsorcium i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Washingtonit dhe Phenianit konsorciumi do të ndërtojë dy reaktorë bërthamorë në Korenë e Veriut, por që nuk janë të aftë të prodhojnë lëndë bërthamore që përdoren për armë.

Nga ana e tij, Pheniani ka rënë dakort të pezullojë programin e tij bërthamor. Zoti Pritchard tha se kundërshtimi i Koresë së Veriut ndaj inspektimeve ndërkombëtare në objektet e tij bërthamore mund të minojë këtë projekt ndërtimi prej disa miliarda dollarësh.

XS
SM
MD
LG